EnglishAlbanian
Pastrimi i pikes se nxehte mjedisore te Bajzes PDF
bajza1.jpg 

Bajza eshte nje qytet i vogel (Komuna e Kastratit) e vendosur ne pjesen veriore te Shqiperise, rreth 15 km larg nga qyteti i Shkodres. Stacioni hekurudhor i Bajzes ndodhet ne breg te liqenit nderkufitar te Shkodres dhe i gjithe transporti hekurudhor per ne dhe nga Mali i Zi, gjithashtu edhe pika doganore kalon nga stacioni hekurudhor  i Bajzes. Ne fillimet e viteve 1990 nje sasi prej 200- 250 ton pesticidesh te skaduara  (Rrogor, vofatox, nogos, selinon, novakrom, spitsornit, 2-4 D, fugorat, sevin, lindan, etj.), kimikate industriale dhe materiale te tjera u bashkuan dhe u depozituan ne magazinen e stacionit hekurudhor te Bajzes. Origjina e pesticideve nuk eshte shume e qarte, megjithate, gjate viteve 1991-1992, kompania Gjermane Schmidt-Cretan importoi dhe magazinoi perkohesisht ne Bajze 480 ton kimikate te rrezikshme. Nga keto kimikate, me te rrezikshmet ishin toxaphene dhe phenyl mercury acetate, te dyja te ndaluara ne BE nga viti 1983. Edhe pse pjesa me e madhe e ketyre pesticideve u kthyen ne Gjermani ne vitin 1993 per shkaterrim te sigurt, banoret nga zonat perreth  moren fucite te cilat i zbrazen direkt ne stacionin e trenit dhe neper magazine. Gjithashtu eshte raportuan se shume dele te cilat kullosnin rreth magazines dhe ne pjesen kodrinore te stacionit hekurudhor, kane ngordhur pas ketij incidenti. Per me teper, ne vitet e mevonme peshkataret e liqenit te Shkodres kane raportuar ngordhje ne mase te peshkut ne liqen.  Nepermjet ketij Projekti synohet rehabilitimi i plote i pikes se nxehte mjedisore te Bajzes.

 
< I mëparshmi
You are here  :Zyra Rajonale arrow Shqiperia arrow Aktivitetet arrow Pastrim arrow Pastrimi i pikes se nxehte mjedisore te Bajzes