EnglishAlbanian
Ekspozite pikture dhe fotografike per mjedisin PDF
picture_163.jpg

Mendo Gjelbër – Siguro të Ardhmen, ishte tema e ekspozitës së parë me piktura dhe fotografike organizuar nga PNUD-i me studentët e Akademisë së Arteve me 4 dhjetor 2008. 

Ky aktivitet u organizua për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit për pikat e nxehta mjedisore në Shqipëri. Marin Marika fitoi çminin e Parë për vizionin e tij për naturën që rrezikon të perceptohet në të ardhmen nëpërmjet kompuiterave, nëse nuk mësojmë të respektojmë mjedisin si e mira e jonë e përbashkët. Fituesit u shpallën gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës në prezencë të ministrit të Mjedisit, z.Lefter Xhuveli, drejtorit të zyrës së PNUD-it në Shqipëri, z.Norimasa Shimomura, zv/ambasadores së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri, znj. Ardi Stoios-Braken, studentë, përfaqësues të medias dhe OJQ-ve mjedisore. Konkursi u zhvillua gjatë periudhës 22 Tetor-22 Nëntor me pjesëmarrjen e 60 studentëve.  Një juri e përbërë nga artistë të mirënjohur shqiptarë përzgjodhi 15 finalistë.  Ndonëse përdorërn stile të ndryshme, artistët e rinj përcollën me sukses mesazhin: Mendo Gjelbër- Siguro të Ardhmen.  Gjatë ceremonisë u shpërndanë  Çmimi i Parë, i Dytë, i Tretë dhe ai Inkurajues.

Ministri Xhuveli përgëzoi studentët për punimet duke theksuar rëndësinë e transmetimit të mesazheve në mbrojtje të mjedisit nëpërmjet artit.  Ai ripërsëriti gjithashtu angazhimin e  qeverisë shqiptare për të ngritur standartet mjedisore shqiptare në nivelin e atyre të Bashkmit Europian.  Zoti Shimomura tha se PNUD-i është plotësisht i angazhuar në procesin e vlerësimit dhe rehabilitimit të pikave të nxehta mjedisore në Shqipëri.  Ai komentoi gjtiashtu rolin e rëndësishëm që luajnë artistët për t’i përcjelljë shoqërisë mesazhe duke vënë në dukje se “shpesh herë gjatë rrjedhës së historisë njerëzore artistët kanë qenë në pararojë të ndryshimeve sociale”. Zv/ambasadorja Stoios-Braken falenderoi studentët për pjesëmarrjen në këtë aktivitet dhe theksoi rolin e rëndësishëm të luajtur nga ata për të rritur ndërgjegjen qytetare ndaj çështjeve të mbrojtjes dhe ripërtëritjes së mjedisit në Shqipëri.

 
< I mëparshmi   Tjetri >
experts_logo.png

About Project

The goal of the 30 months Programme is to improve the environmental situation and quality of life for citizens living in and around polluted areas in the most economical way.karta_mala.gif Vrbas ugljevik tuzla mojkovac bajza Trebca Lojane Bucim

albania-bajza.jpg Bajza - Albania
Clean up the stockpile
of toxic chemicals
albania-bajza.jpg Balez, Elbasan-Albania
clean up the stockpile
of chemical waste
albania-bajza.jpg Reps - Albania
rehabilitation of mine tailing facility
albania-bajza.jpg Rreshen - Albania
rehabilitation of mine tailing facility
bih-tuzla.jpg Tuzla - BiH
Reducing the air-polution
macedonia-bucim.jpg Bucim - Macedonia
Prevention of the future pollution
macedonia-lojane.jpg Lojane - Macedonia
Removal of hazardous waste
montenegro-mojkovac.jpg Mojkovac - Montenegro
Cleaning up the Tailing Mine Impoundment
serbia-vrbas.jpg Vrbas - Serbia
construction of the main waste water collector
kosovo_artana.jpg Trepca, Artana - Kosovo
rehabilitation of mine tailing facility 
kosovo_stari_trg.jpg Trepca, Stari Trg- Kosovo
rehabilitation of mine tailing facility 
You are here  :Zyra Rajonale arrow Shqiperia