EnglishAlbanian
Projekti i Bajzes me komunitetin per te folur per mjedisin PDF
picture_036.jpg

Nxënës të shkollës së mesme, mësues, punonjës të shëndetësisë, përfaqësues të autoriteteve lokale të komunës së Bajzës, Organizatave Joqeveritare Mjedisore dhe medias theksuan rëndësinë e rritjes së cilësisë së jetës së banorëve të zonës nëpërmjet vendosjes së standarteve mjedisore bashkëkohore.  Seminari u organizua nga projekti i PNUD-it “Identifikimi dhe Prioritizimi i pikave të nxehta mjedisore në Shqipëri”. Forcimi i kapaciteteve në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet rehabilitimit të pikave të nxehta mjedisore më të mprehta është një projekt rajonal që mbulon nëntë zona që kanë probleme mjedisore.  Zona që do të rehabilitohet në Shqipëri është stacioni hekurudhor i Bajzës, në afërsi të liqenit të Shkodrës ku kanë qenë depozituar pesticide të skaduara dhe kimikate industriale.  Projekti financohet nga qeveria holandeze.  Koordinatorja teknike Znj. Klodiana Marika informoi pjesëmarrësit në seminar në lidhje me hapat e ndërmarrë nga PNUD-i për rehabilitimin e plotë të zonës.  Ajo foli gjithashtu për mundësinë e futjes së programit mjedisor në tekstet shkollore për të siguruar informimin më të mirë të brezave të ardhshëm në lidhje me nevojën e mbrojtjes së mjedisit.

Gjovalin Veshti, kryetar i komunës së Bajzës përshëndeti pjesëmarrësit duke theksuar se autoritetet lokale do të vazhdojnë të mbështesin nismën e Bajzës për të siguruar zbatimin me sukses të objektivave të saj.  Drejtori i stacionit hekurudhor të Bajzës, z.Valentin Popaj tha se rehabilitimi i pikës së nxehtë mjedisore të Bajzës është i rëndësishem për thithjen e investimeve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.  Në kuadrin e seminarit ishte përgatitur dhe shpërndarë 10 ditë më përpara një pyetësor në lidhje me efektet negative në shëndetin e banorëve të pesticideve dhe kimikateve të rrezikshme.  Gjatë seminarit Projekti grumbulloi 86 pyetësorë të vlefshëm nga banorët.  Mbi bazën e rezultateve të vezhgimit resulton se 53,5% e pjesëmarrësve ka raportuar në lidhje me simptoma sëmundjeje të shkaktuara nga kimikatet e rrezikshme.  33.7% e pjesëmarrësve komentuan se mjeku i zonës ka lidhur këto shqetësime me ekspozimin e drejtëpërdrejtë ndaj kimikateve të rrezikshme.  Sëmundjet e përmendura janë alergji të ndryshme, dhimbje koke, probleme me frymëmarjen dhe kancer.  Rezultatet do t’i dërgohen Institutit të Shëndetit Publik për analiza të mëtejshme.  Ata do të përdroren për të zhvilluar një fushatë ndërgjegjësimi që t’i përgjigjet sa më mirë nevojave të komunitetit.  Qëllimi final i projekit është rehabilitimi i plotë i pikës së nxehtë mjedisore të Bajzës duke rritur kapacitetin e autoriteteve lokale për menaxhmin e duhur të kimikateve të rrezikshme dhe mbetjeve urbane nëpërmjet respektimit të standarteve më të misara mjedisore. 

 
< I mëparshmi   Tjetri >
experts_logo.png

About Project

The goal of the 30 months Programme is to improve the environmental situation and quality of life for citizens living in and around polluted areas in the most economical way.karta_mala.gif Vrbas ugljevik tuzla mojkovac bajza Trebca Lojane Bucim

albania-bajza.jpg Bajza - Albania
Clean up the stockpile
of toxic chemicals
albania-bajza.jpg Balez, Elbasan-Albania
clean up the stockpile
of chemical waste
albania-bajza.jpg Reps - Albania
rehabilitation of mine tailing facility
albania-bajza.jpg Rreshen - Albania
rehabilitation of mine tailing facility
bih-tuzla.jpg Tuzla - BiH
Reducing the air-polution
macedonia-bucim.jpg Bucim - Macedonia
Prevention of the future pollution
macedonia-lojane.jpg Lojane - Macedonia
Removal of hazardous waste
montenegro-mojkovac.jpg Mojkovac - Montenegro
Cleaning up the Tailing Mine Impoundment
serbia-vrbas.jpg Vrbas - Serbia
construction of the main waste water collector
kosovo_artana.jpg Trepca, Artana - Kosovo
rehabilitation of mine tailing facility 
kosovo_stari_trg.jpg Trepca, Stari Trg- Kosovo
rehabilitation of mine tailing facility 
You are here  :Zyra Rajonale arrow Shqiperia