EnglishAlbanian
Projekti i PNUD-it për trajtimin e pikës së nxehtë medisore të Bajzës.. PDF

thumb_dsc00015.jpgTIRANË, më 10 Korrik  2008 – Hartimi i politikave mjedisore serioze është një kusht i domosdoshëm për një zhvillim ekonomik të qendrueshëm, kësisoj është i rëndësishëm vazhdimi i procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me standartet e BE-së për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM), si dhe për rritjen e kapaciteteve të pushtetit qendror dhe lokal për zbatimin e këtyre politikave.

Këto ishin përfundimet e një seminari të zhvilluar në kuadrin e projektit për pastrimin e pikës së nxehtë mjedisore të Bajzës që po zbatohet nga PNUD-i. Në seminar morën pjesë 35 përfaqësues të ministrisë së Mjedisit, Shëndetësisë, Ekonomisë, autoritetet lokale nga zonat ku ndodhen pika të nxehta mjedisore Universitete dhe OJQ-ve.

Menaxheri i Projektit, Lirim Selfo tha se ekziston nevoja e forcimit të mekanizmave që prodhojnë mirëqeverisje dhe integrim të politikave në nivel lokal dhe qendror me qëllim rritjen e shkallës së informimit. Ai tha gjithashtu se ekziston nevoja e koordinimit të VNM-ve me VSM-të, si mekanizma të qenësishëm për zbatimin e politikave përkatëse.

Gavrosh Zela, Drejtues i Departamentit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe Liçensimit në ministrinë e Mjedisit theksoi rëndësinë e seminarit dhe atë të zhvillimit të kapaciteteve për trajtimin e çështjeve mjedisore në nivel qendror dhe lokal.

Koordinatorja teknike e Projektit, Klodiana Marika bëri një përshrim të përgjithshëm të medotave që përdoren për identifikimin e pikave të nxehta mjedisore.

“Ndotja e ujit dhe e tokës nga mbetjet e rrezikshme vazhdon të jetë një ndër problemet mjedisore më të mprehtë në shkallë botërore”, tha Marika. 

Alken Myftiu, drejtues projekti në Qendrën Mjedisore Rajonale (QMR) informoi pjesëmarrësit në lidhje me legjislacionin mjedisor në kontekstin e menaxhimit të pikave të nxehta mjedisore si dhe për përpjekjet që po bëhen për përafrimin e legjislacionit vendas me standartet e BE-së, duke i kushtuar një vemendje të veçantë legjislacionit sekondar që ka të bëjë me Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis.

Jamarber Malltezi, ekspert për VSM-të në prezantimin e tij u përqendrua në procedurat për zbatimin e VSM-ve dhe të konsultimit me publikun në përputhje me Konventën  Aarhus si dhe për çështje që kanë të bëjnë me plotësimin e legjislacionit përkatës në Shqipëri.

Për më tepër informacion ju lutem kontaktoni:

Lirim Selfo
Menaxher Projekti
Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë

Marina Vuji
Specialiste për Marrëdhëniet me Publikun
Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë

 
< I mëparshmi   Tjetri >
experts_logo.png

About Project

The goal of the 30 months Programme is to improve the environmental situation and quality of life for citizens living in and around polluted areas in the most economical way.karta_mala.gif Vrbas ugljevik tuzla mojkovac bajza Trebca Lojane Bucim

albania-bajza.jpg Bajza - Albania
Clean up the stockpile
of toxic chemicals
albania-bajza.jpg Balez, Elbasan-Albania
clean up the stockpile
of chemical waste
albania-bajza.jpg Reps - Albania
rehabilitation of mine tailing facility
albania-bajza.jpg Rreshen - Albania
rehabilitation of mine tailing facility
bih-tuzla.jpg Tuzla - BiH
Reducing the air-polution
macedonia-bucim.jpg Bucim - Macedonia
Prevention of the future pollution
macedonia-lojane.jpg Lojane - Macedonia
Removal of hazardous waste
montenegro-mojkovac.jpg Mojkovac - Montenegro
Cleaning up the Tailing Mine Impoundment
serbia-vrbas.jpg Vrbas - Serbia
construction of the main waste water collector
kosovo_artana.jpg Trepca, Artana - Kosovo
rehabilitation of mine tailing facility 
kosovo_stari_trg.jpg Trepca, Stari Trg- Kosovo
rehabilitation of mine tailing facility 
You are here  :Zyra Rajonale arrow Shqiperia