|
Depozita me pesticide dhe kimikate ne Bajze |
|
|
Aktualisht afro 200 ton pesticide të skaduara dhe kimikate të tjera janë depozituar prej më shumë se 15 vjetësh në magazine që ndodhen në stacionin hekurudhor të Bajzës. Në letrën që komuniteti loka i dërgoi ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave thuhet se pesticide të skaduara si: rrogor, vofatox, nogos, selinon, novakrom, spitsornit, 2-4 D, fugorat, sevin, lindan, etj përbëjnë vetëm një pjesë të sasisë që është shtuar si rezultat i përzierjes së kimikateve të rrezikshme me produkte të tjera si lëkura. Bajza eshte nje qytet i vogel (Komuna e Kastratit) e vendosur ne pjesen veriore te Shqiperise, rreth 15 km larg nga qyteti i Shkodres. Stacioni hekurudhor i Bajzes ndodhet ne breg te liqenit nderkufitar te Shkodres dhe i gjithe transporti hekurudhor per ne dhe nga Mali i Zi, gjithashtu edhe pika doganore kalon nga stacioni hekurudhor i Bajzes.Ky Projekt synon pastrimin dhe rehabilitimin e plotë të stacionit hekurudhor nga kimikatet dhe pesticidet e rrezikshme duke i dhënë mundësinë pushtetit lokal të bëjë funksionale këto magazina dhe të rrisë standartin e jetesës së banorëve të zonës.
|