EnglishAlbanian
Te rejat
UNDP Hotspot Programme celebrate World Environmental Day PDF

koplik_activity.jpg

Shkoder/Bajza, 5 June 2009- UNDP Hotspots Programme organized a television debate to discuss Bajza hotspot rehabilitation process and briefed 20 primary school teachers from Malesia e Madhe district on basic concepts of environmental protection by giving tool kits and classroom ideas on how to use a new perspective and information package with their children. 

 

 

 
Ekspozite pikture dhe fotografike per mjedisin PDF
picture_163.jpg

Mendo Gjelbër – Siguro të Ardhmen, ishte tema e ekspozitës së parë me piktura dhe fotografike organizuar nga PNUD-i me studentët e Akademisë së Arteve me 4 dhjetor 2008. 

Ky aktivitet u organizua për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit për pikat e nxehta mjedisore në Shqipëri. Marin Marika fitoi çminin e Parë për vizionin e tij për naturën që rrezikon të perceptohet në të ardhmen nëpërmjet kompuiterave, nëse nuk mësojmë të respektojmë mjedisin si e mira e jonë e përbashkët. Fituesit u shpallën gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës në prezencë të ministrit të Mjedisit, z.Lefter Xhuveli, drejtorit të zyrës së PNUD-it në Shqipëri, z.Norimasa Shimomura, zv/ambasadores së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri, znj. Ardi Stoios-Braken, studentë, përfaqësues të medias dhe OJQ-ve mjedisore. Konkursi u zhvillua gjatë periudhës 22 Tetor-22 Nëntor me pjesëmarrjen e 60 studentëve.  Një juri e përbërë nga artistë të mirënjohur shqiptarë përzgjodhi 15 finalistë.  Ndonëse përdorërn stile të ndryshme, artistët e rinj përcollën me sukses mesazhin: Mendo Gjelbër- Siguro të Ardhmen.  Gjatë ceremonisë u shpërndanë  Çmimi i Parë, i Dytë, i Tretë dhe ai Inkurajues.

Lexoni përmbajtjen...
 
Projekti i PNUD-it për trajtimin e pikës së nxehtë medisore të Bajzës.. PDF

thumb_dsc00015.jpgTIRANË, më 10 Korrik  2008 – Hartimi i politikave mjedisore serioze është një kusht i domosdoshëm për një zhvillim ekonomik të qendrueshëm, kësisoj është i rëndësishëm vazhdimi i procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me standartet e BE-së për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM), si dhe për rritjen e kapaciteteve të pushtetit qendror dhe lokal për zbatimin e këtyre politikave.

Këto ishin përfundimet e një seminari të zhvilluar në kuadrin e projektit për pastrimin e pikës së nxehtë mjedisore të Bajzës që po zbatohet nga PNUD-i. Në seminar morën pjesë 35 përfaqësues të ministrisë së Mjedisit, Shëndetësisë, Ekonomisë, autoritetet lokale nga zonat ku ndodhen pika të nxehta mjedisore Universitete dhe OJQ-ve.
Lexoni përmbajtjen...
 
Projektii Bajzes sensibilizon median per mjedisin PDF
nora_kushti_advocavy_and_parnership_division_manager_welcome_journalists_at_tiranas_seminar.jpg

Më 8 Maj, gazetarë nga Shkodra morën pjesë në një seminar per mjedisin, dhe më 30 Maj gazetarë nga Tirana morën pjesë në një aktivitet të ngjashëm.  Ndër çështjet që u trajtuan përfshihen: Çfarë mbulimi kanë në media çështje të mjedisit ? A kanë gazetarët njohuri të mjaftueshme për të kuptuar lidhjen mes shëndetit njerëzor dhe mjedisit? Si duhet të shtjellohen çështjet e mjedisit në mënyrë që të paraqiten të lidhura njëra me tjetrën dhe të kuptueshme për

publikun? Pika e nxehtë mjedisore në Bajzë u njoh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në sajë  të  dokumentarit “Treni i Vdekjes” të përgatitur nga gazetari i njohur shqiptar për çështjet mjedisore, Xhemal Mato.  Në fjalën e tij në seminar, Z. Mato iu drejtua kolegëve të tij gazetarë duke theksuar se mediat kanë fuqi të madhe në nxjerrjen në dritë të problemeve sociale dhe i inkurajoi ata të drejtonin vëmendjen nga çështjet e mjedisit. 

Klodiana Marika, koordinatore teknike e programit të identifikimit dhe prioritizimit të pikave të nxehta mjedisore në Shqipëri, bëri një përshkrim të përgjithshëm të pikave të nxehta mjedisore, dhe ilustroi gjendjen e tyre të përgjithshmë, duke u përqëndruar në pikën e nxehtë mjedisore të Bajzës. 

Lexoni përmbajtjen...
 
Fillon Projekti per rehabilitimin e Bajzes PDF
Përfaqësues të ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, autoriteteve lokale dhe PNUD-it përuruan zyrtarisht, më 28 prill, projektin  për rehabilitimin e pikës së nxehtë mjedisore të Bajzës. Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Pyjeve dhe Institutit të Shëndetit Publik. Projekti, si partnerë kryesorë gjatë fazës së rehabilitimit.  “Duhet të hartohet një studim për pikën e nxehtë të Bajzës në lidhje me natyrën e pesticideve të depozituara dhe nivelin e dëmeve të shkaktuara tek njerëzit dhe në mjedis”, tha drejtuesi i projektit Lirim Selfo.  
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 10 - 14 nga 14
You are here  :Zyra Rajonale arrow Shqiperia arrow Te rejat