|
Projekti i Bajzes me komunitetin per te folur per mjedisin |
 Nxënës të shkollës së mesme, mësues, punonjës të shëndetësisë, përfaqësues të autoriteteve lokale të komunës së Bajzës, Organizatave Joqeveritare Mjedisore dhe medias theksuan rëndësinë e rritjes së cilësisë së jetës së banorëve të zonës nëpërmjet vendosjes së standarteve mjedisore bashkëkohore. Seminari u organizua nga projekti i PNUD-it “Identifikimi dhe Prioritizimi i pikave të nxehta mjedisore në Shqipëri”. Forcimi i kapaciteteve në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet rehabilitimit të pikave të nxehta mjedisore më të mprehta është një projekt rajonal që mbulon nëntë zona që kanë probleme mjedisore. Zona që do të rehabilitohet në Shqipëri është stacioni hekurudhor i Bajzës, në afërsi të liqenit të Shkodrës ku kanë qenë depozituar pesticide të skaduara dhe kimikate industriale. Projekti financohet nga qeveria holandeze. Koordinatorja teknike Znj. Klodiana Marika informoi pjesëmarrësit në seminar në lidhje me hapat e ndërmarrë nga PNUD-i për rehabilitimin e plotë të zonës. Ajo foli gjithashtu për mundësinë e futjes së programit mjedisor në tekstet shkollore për të siguruar informimin më të mirë të brezave të ardhshëm në lidhje me nevojën e mbrojtjes së mjedisit. |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Projekti i PNUD-it për trajtimin e pikës së nxehtë medisore të Bajzës.. |
|
TIRANË, më 10 Korrik 2008 – Hartimi i politikave mjedisore serioze është një kusht i domosdoshëm për një zhvillim ekonomik të qendrueshëm, kësisoj është i rëndësishëm vazhdimi i procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me standartet e BE-së për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM), si dhe për rritjen e kapaciteteve të pushtetit qendror dhe lokal për zbatimin e këtyre politikave.
Këto ishin përfundimet e një seminari të zhvilluar në kuadrin e projektit për pastrimin e pikës së nxehtë mjedisore të Bajzës që po zbatohet nga PNUD-i. Në seminar morën pjesë 35 përfaqësues të ministrisë së Mjedisit, Shëndetësisë, Ekonomisë, autoritetet lokale nga zonat ku ndodhen pika të nxehta mjedisore Universitete dhe OJQ-ve.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Projektii Bajzes sensibilizon median per mjedisin |
 Më 8 Maj, gazetarë nga Shkodra morën pjesë në një seminar per mjedisin, dhe më 30 Maj gazetarë nga Tirana morën pjesë në një aktivitet të ngjashëm. Ndër çështjet që u trajtuan përfshihen: Çfarë mbulimi kanë në media çështje të mjedisit ? A kanë gazetarët njohuri të mjaftueshme për të kuptuar lidhjen mes shëndetit njerëzor dhe mjedisit? Si duhet të shtjellohen çështjet e mjedisit në mënyrë që të paraqiten të lidhura njëra me tjetrën dhe të kuptueshme për publikun? Pika e nxehtë mjedisore në Bajzë u njoh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në sajë të dokumentarit “Treni i Vdekjes” të përgatitur nga gazetari i njohur shqiptar për çështjet mjedisore, Xhemal Mato. Në fjalën e tij në seminar, Z. Mato iu drejtua kolegëve të tij gazetarë duke theksuar se mediat kanë fuqi të madhe në nxjerrjen në dritë të problemeve sociale dhe i inkurajoi ata të drejtonin vëmendjen nga çështjet e mjedisit. Klodiana Marika, koordinatore teknike e programit të identifikimit dhe prioritizimit të pikave të nxehta mjedisore në Shqipëri, bëri një përshkrim të përgjithshëm të pikave të nxehta mjedisore, dhe ilustroi gjendjen e tyre të përgjithshmë, duke u përqëndruar në pikën e nxehtë mjedisore të Bajzës. |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Fillon Projekti per rehabilitimin e Bajzes |
|
Përfaqësues të ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, autoriteteve lokale dhe PNUD-it përuruan zyrtarisht, më 28 prill, projektin për rehabilitimin e pikës së nxehtë mjedisore të Bajzës. Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Pyjeve dhe Institutit të Shëndetit Publik. Projekti, si partnerë kryesorë gjatë fazës së rehabilitimit. “Duhet të hartohet një studim për pikën e nxehtë të Bajzës në lidhje me natyrën e pesticideve të depozituara dhe nivelin e dëmeve të shkaktuara tek njerëzit dhe në mjedis”, tha drejtuesi i projektit Lirim Selfo.
|
|
|
|
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 11 - 15 nga 15 |